Shqipëria dhe Kosova marrëveshje për vetëm një kontroll në kufi

Dy Ministrat e Brendshëm të Shqipërisë dhe të Kosovës kanë nënshkruar një marrëveshje për ngritjen e ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar.

Kjo marrëveshje do të thotë që shtetasit, automjetet dhe mallrat, të cilët hyjnë ose dalin nga territori i palëve, u nënshtrohen kontrolleve të përbashkëta nga autoritetet përkatëse përgjegjëse, vetëm një herë, bazuar në parimin “Një ndalesë, një kontroll”.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj tha se ky është hapi i parë drejt finalizimit të heqjes së plotë të kontrolleve në kufi.

Lleshaj: Për mua është një kënaqësi që të nënshkruajmë një marrëveshje shumë të rëndësishme. Së pari ju përcjell përshëndetjet e kryeministrit Rama që tha do të vijë vetëm kur të hiqen plotësisht kontrollet. 

Me këtë marrëveshje ulim 50% kohën e pritjes dhe sigurisht objektivi është për ta çuar në zero kohën e pritjes. Pra, ne po punojmë për të eliminuar plotësisht kontrollin drejt kufijve të përbashkët. Ky është një hap për lirinë e lëvizjes. 

Çdo hap të rritjes së lirisë së lëvizjes ta shoqërojmë edhe me rritjen e sigurisë. 

 Ne po punojmë intensivisht për të krijuar të gjitha mekanizmat e duhur për lirinë e plotë të lëvizjes. Hapi tjetër është nënshkrimi i një marrëveshje midis dy qeverive për eliminin e plotë të kontrolleve. Është një hap drejt vendosjes së standardeve të mirëfillta si në të gjithë kufijtë e Evropës. 

Haradinaj: Në pranverë kufijtë hiqen përfundimisht

Haradinaj: Në fakt ka ndodhur diçka reale. Ajo që dikur ishte pikë kufitare e Kosovës nuk ekziston më. Ky 50% ka ndodhur është real, ka ndodhur. Kemi edhe pjesën e mbetur të zhvillimit të marrëveshjeve të nevojshme, që më pas mos i ndalojmë më makinat. Shpresojmë që në 2 prill ky kufi mos jetë më kufi që na ndan, por na bashkon.



EMISIONET