Shqipëri-Puglia, marrëveshje bashkëpunimi në kulturë dhe turizëm

Shqipëri-Puglia, marrëveshje bashkëpunimi në kulturë

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe  Presidenti i Rajonit të Puglia-s, z. Michele Emiliano firmosën  në Puglia  një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e turizmit kulturor mes Shqipërisë dhe Rajonit të Puglia-s.

Puglia prezantoi  nismën “Investim në Eusair: mbi  mundësitë e programeve të bashkëpunimit të Evropës për periudhën 2014/2020  në drejtim të Turizmit të Qëndrueshëm , pjesë e  projektit AdriaWealth Project Convention”, të zhvilluar në Fiera del Levante.

Në këtë veprimtari ishin të pranishëm dhe morën fjalën dhe Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, znj. Mirela Kumbaro, këshilltarja për Turizmit për Rajonin e Puglias, znj. Loredana Capone si dhe drejtuesi i Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Rajonit të Puglias, z. Bernardo Notarangelo.

Kjo veprimtari është pjesë e bashkëpunimit të Rajonit të Puglia-s në projektin ndërkombëtar mes vendeve europiane “Strategjia Adriatiko-Joniane”, të hartuar në 2016.

“Do të bashkojmë kulturën tonë, historinë tonë dhe artin tonë për zhvillimin e përbashkët të turizmit - tha ministrja Mirela Kumbaro - dhe Rajoni i Puglia-s, me përvojën e tij, është një shembull i madh për t’u ndjekur. Kultura është një nga shtyllat kryesore të Evropës sonë: edhe pse ne ende politikisht nuk jemi pjesë e BE-së, kulturalisht kemi qenë gjithë e pikërisht për këtë gjë duam të bashkëpunojnë me Puglia-n dhe Italinë ".

Ndër të tjerat presidenti Emiliano tha se “ndërkohë që Shqipëria po bën ndarjen në Rajone – në zbatim të kërkesave të Bashkimit Europian për pjesmarrjen në projekte – Italia po ndjek një ndjek një proces institucional të kundërt. Puglia, duke përfituar nga të qenit shumë më përpara në këtë drejtim, ka lidhur marrëdhënie të ngushta me Shqipërinë, me qëllim zbatimin e politikave të përbashkëta. Eusair është strategji europiane për të dëshmuar se nga vijmë dhe ku po shkojmë. Shqipëria dëshiron të shkojë larg dhe Puglia që është më përpara, po përpiqet të bashkojë hapin me të”.

"Turizmi i qëndrueshëm - tha këshilltarja për Turizmin, z. Loredana Capone - nuk është ai që rëndon dhe çimenton bregdetin, por është ai që favorizon vendbanimet përqark bashkë me detin tonë të mrekullueshme, dhe që fokusohet në ato aktivitete që promovojnë partneritetin midis trashëgimisë kulturore, monumentale dhe turizmit në një lidhje të qenësishme dhe gati të detyrueshme. Ky është modeli i zhvillimit që ne synojmë të ndjekim, për të cilin kemi muaj që punojmë. Ky është modeli i zhvillimit që ne synojmë të ndjekim, për të cilin kemi muaj që punojmë dhe po përpiqemi ta zhvillojmë”.

Është një rreth magjik që mbyllet në një strategji. Nga ana tjetër ka një prirje në botë që nuk mund të mos e interpretojmë: prirja është drejt tipikës se vetëm tipikja të jep mundësinë të përjetosh një përvojë të.veçantë.

Për këtë arsye ne do të vazhdojmë të stimulojmë operatorët turistikë që japin ndihmesë në valorizimin e fshatrave, qendrave historike, parqeve. Trashëgimia kulturore për ne nuk përmblidhet vetëm në të mirat materiale edhe ajo jomateriale. Nëse pasuritë tona arkeologjike nuk plotësohen me përmbajtje janë të destinuara të vdesin dhe ne këtë nuk do ta lejojmë. Kjo është arsyeja pse në Paktin për Jug ne kemi parashikuar rreth 45 milionë për kulturën dhe 70 milion për turizmin."

Marrëveshja  parashikon bashkëpunime në fushën e industrive kreative dhe ngritjen e rrjeteve të perbashkëta të bashkëpunimit.

-              Mundësinë e përkthimeve letrare në të dy gjuhët dhe botimin e autorëve më të mirë shqiptarë dhe italianë , kryesisht të letërsisë moderne.

-              Nxitjen dhe  forcimin e bashkëpunimit kulturor midis dy vendeve, duke përdorur mundësitë e ofruara nga Programet e Bashkimit Evropian.

-              Forcimi i marredhënieve instistitucionale midis institucioneve qendrore të artit dhe kulturës.

-              Vazhdimi i bashkëpunimit në fushën e trashëgimisë, sidomos përvoja italiane në fushën e restaurimit të objekteve të trashëgimisë kulturore.

-              Vijimi i bashkëpunimit në lidhje me shkëmbimin e çdo informacioni që zotërohet nga institucionet përgjegjëse të të dy vendeve, në lidhje me trafikimin e paligjshëm dhe sekuestrimin e pasurive kulturore të një shteti në shtetin tjetër, me qëllim kryerjen e procedurave të nevojshme për kthimin e tyre në vendin e origjinës.

-              Bashkëpunime dhe shkëmbim të përvojave në fushën e menaxhimit të parqeve arkeologjikë dhe Muzeve kombëtarë nëpërmjet organizimit të vizitave studimore dhe seminareve të trajnimit në Itali dhe Shqipëri.

-              Bashkëpunim dhe shkëmbim eksperience ndërmjet institucioneve homologe përgjegjëse për menaxhimin e qendrave në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

-              Bashkepunim ne fushen e hartimit dhe zbatimit te programeve te edukimit përmes/mbi trashëgiminë kulturore

Presim bashkepunime te rendesishem edhe ne Biennalen e afert DURANA.

EMISIONET