Shqipëri-Izrael, mbi 1000 efektivë blindojnë "Elbasan Arena", ja rrugët që bllokohen

Shqipëri-Izrael, mbi 1000 efektivë blindojnë "Elbasan

Policia e shtetit bën publike masat për të garantuar sigurinë publike, rendin dhe qetësinë, si dhe zhvillimin normal të ndeshjes së futbollit Shqipëri-Izrael, që do të luhet sonte në orën 20:45, në Stadiumin “Elbasan Arena”.

Duke u nisur nga eksperienca ndeshjes së futbollit të vitit 2016 midis dy ekipeve nga drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit janë ngritur grupet e punës në nivel qëndror dhe vendor " të cilët studiuan çdo informacion të agjencive ligjzbatuese, nga bashkëpunimi ndërkombëtar, por edhe eksperiencën e ndeshjes së futbollit të vitit 2016 midis dy ekipeve"

Gjithashtu është hartuar Plani i Masave, janë realizuar disa takime nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, si dhe çdo strukturë pjesëmarrëse në këtë shërbim, ka hartuar planet e vendosjes së punonjësve të policisë.

670 forca policie, RENA e FNSH

Do të angazhohen rreth 670 forca policore, sipas sektorëve për sigurimin e rrugëkalimit nga Tirana në Stadiumin “Elbasan Arena”, për sigurimin e rendit dhe të sigurisë në qytetin e Elbasanit, në pikat e kontrollit dhe të hyrjes së tifozëve, sigurinë e perimetrit të jashtëm të stadiumit, por edhe forca të gatshme për ndërhyrje, nëse do të lindë e nevojshme.

"Në këto shërbime janë përfshirë policia vendore, Repartet e Ndërhyrjes së Shpejtë, Reparti Special “RENEA”, Reparti Special “DELTA”, njësia antieksploziv, Policia Rrugore, Policia Kriminale, Policia Kufitare për kontrollin e shtetasve, që mund të vijnë nga jashtë shtetit, njësi të tjera të specializuara, por jemi në bashkëpunim edhe me agjencitë ligjzbatuese. 

"Strukturat e Policisë së Shtetit po monitorojnë rrjetet sociale dhe burimet e hapura, për identifikimin e individëve dhe grupeve, që mund të bëjnë thirrje për nxitjen e fenomenit të ekstremizmit etj. Nga ana jonë është bërë rikonicioni nga toka dhe ajri i stadiumit, i ambienteve përreth dhe i rrugëve të afrimit në stadium dhe, mbi këtë bazë, janë përcaktuar shërbimet për monitorimin e aktivitetit dhe garantimin e sigurisë, si dhe për shoqërimin në distancë apo në afërsi, të grupeve të tifozëve, që do të vijnë nga drejtime të ndryshme për në stadium"  informoi sot policia e shtetit.

FNSh do menaxhojë pikat hyrëse

Për kontrollin e tifozëve, biletave, sendeve të forta, si dhe orientimin e mbështetësve të ekipeve, janë përcaktuar 7 pika hyrëse pranë stadiumit, të cilat do menaxhohen nga shërbimet e policisë dhe Repartet e Ndëhyrjes së Shpejtë, me qëllim identifikimin nominal të tifozëve, që do hyjnë në stadium, por edhe në rast prishjeje të rendit apo krijimit të konfuzionit nga sportdashës të ndryshëm.

Cfarë do bëjë policia private?

Në këtë akvititet të rëndësishëm ndërkombëtar të futbollit, Policia e Shtetit do të jetë në bashkëpunim dhe ndjekje të vazhdueshme të masave të sigurisë, edhe me subjektin e Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike të kontraktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, punonjësit e të cilës do të kryejnë disa detyra, që ligji ia ka deleguar këtij shërbimi, si për:Kontrollin e tifozëve në portat hyrëse të stadiumit.

-              Sigurimin e vendkalimeve publike në stadium.

-              Drejtimin e spektatorëve tek ulëset në tribunat e stadiumit dhe mbajtjen e tyre nën kontroll.

-              Sigurimin dhe mbrojtjen e lojtarëve dhe zyrtarëve të tjerë të ndeshjes, nga futja e tifozëve në pistën e stadiumit etj.

Për realizimin e këtyre detyrave në këtë aktivitet sportiv, shërbimi i sigurisë private do të angazhojë një personel prej 150 personash.

Masa rigoroze për tifozët

Kapaciteti akomodues i stadiumit “Elbasan Arena” është 12.747 persona, me 15 porta hyrjeje. Parashikojmë që në çdo 1 orë, në secilën prej portave hyrëse, të hyjnë rreth 720 persona.

Janë parashikuar masa rigoroze për ndalimin e hyrjes dhe përdorimit në stadium të:

-              Parrullave, pankartave apo provokimeve, që synojnë nxitjen e urrejtjes dhe të dhunës.

-              Fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve të tjera piroteknike, i sendeve të forta apo metalike, si çelësa apo monedha, të cilat janë të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e njerëzve.

-              Mbajtja e maskave, shisheve, tregtimi i pijeve alkoolike apo mbajtja e armëve etj.

Gjithashtu do të jetë funksional sistemi i lajmërimit të publikut, i aftë të dëgjohet edhe mbi zhurmën e turmës, brenda dhe jashtë mjedisit sportiv.

Merrni dhe ID, shkoni ne stadium tre ore para

Element i rëndësishëm i sigurisë, janë biletat e personalizuara me emrin e çdo personi që kërkon të hyjë në stadium, ndaj është e detyrueshme që çdo qytetar i cili kërkon të hyjë në stadium, krahas biletës, të ketë me vete edhe dokument identifikimi: letërnjoftim ose pasaportë.

Tifozët duhet të paraqiten në stadium 3 orë para fillimit të ndeshjes, për të akomoduar në tribunat sipas biletave që kanë blerë.

Lokalet në afërsi të stadiumit, prej orës 14.00 të datës 07.09.2018, do të mbyllen.

Mbikqyren akset rrugore

Policia Rrugore do të mbikëqyrë trafikun rrugor në akset drejt dhe në qytetin e Elbasanit, aksin nga Tirana, si dhe shoqërimin e personaliteteve të larta shtetërore, ekipit kombëtar të Shqipërisë dhe të Izraelit. Kontrolle në këto akse rrugore do të ketë edhe me radarë për matjen e shpejtësisë, apo kontrolle për të identifikuar drejtuesit e automjeteve që konsumojnë alkool.

Do bëhet bllokimi i disa segmenteve rrugore,  ndërsa në sheshin para stadiumit, do të lejohen të parkohen vetëm automjetet e pajisura me autorizimin përkatës nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Rrugët që bllokohen

Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve:

Nga degëzimi Pedagogjike deri në Unazën rruga Qemal Stafa.

Kryqëzimi i Tapeteve pranë stadiumit deri tek Pedagogjik.

Bulevardi Aqif Pasha deri tek Dinamo.

Kryqëzimi i Tapeteve deri tek ish- konservimi.

EMISIONET