Shqipëri-Greqi, hekurudha që do të lidhë dy vendet

Shqipëri-Greqi, hekurudha që do të lidhë dy vendet

Shqipëria dhe Greqia do të lidhen nëpërmjet një hekurudhe, projekt i cili do të zbatohet përmes linjës Follorinë-Kristalopigi-Pogradec.

Në lidhje me këtë u mbajt dje në Kostur të Greqisë takimi me temë "Lidhja hekurudhore ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë".

Ky projekt financohet na Interreg-IPA CBS Greqi-Shqipëri.

Programi, i nisur në takimin e parë në Kostur do të studiojë nevojat e transportit, atë për infrastrukturën shtesë, do të vlerësojë zgjidhjet dhe do të propozojë alternativat me kosto më efektive, shkruan Protothema.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit në Greqi, Thanos Bourdas theksoi rëndësinë e këtij projekti jo vetëm për Shqipërinë, Greqinë, Ballkanin Perëndimor, por për gjithë Evropën Lindore.

Ai tha se projekti është pjesë përbërese e rrjetit Trans-Evropian.

Linja e re Florina -Kastoria - Pogradec do të jetë pjesë e linjës hekurudhore Selanik - Durrës - Tiranë - Mal i Zi - Serbi, e cila do të forcojë lidhjet hekurudhore si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe në lidhjet me Evropën Qendrore.

EMISIONET