Indeksi i besimit të biznesit i Dhomës Amerikane (ABI) për vitin 2018 u rrit me 0.71 pikë, në krahasim me vitin e mëparshëm, duke arritur në 43.16 pikë.

Shqetësimet kryesore të Dhomës Amerikane të Tregtisë mbeten ne lidhje me monopolin dhe konkurrencën e pandershme. Megjithatë drejtori ekzekutiv Mark Crowford hodhi vëmendjen edhe te dekurajimi që politika i bën biznesit.

Crowford: Sa i takon ndihmës politike dhe kjo del, kjo është një çështje e cila ka rol në investimet reale dhe dekurajon ata që janë në Shqipëri të rrisin biznesin e tyre kur shikojnë trazira.

Zv ambasadori në detyrë Daniel Koski u shpreh për shkak të klimës së biznesit Shqipëria humbet çdo vit miliona dollarë në investime te huaja direkte. Zgjidhja sipas tij është reforma në drejtësi.

Koski: Një gjyqësor etik dhe i ndershëm do të sigurojë që prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar më në fund të mbajnë përgjegjësi. Ditët e marrëveshjeve të pista dhe drejtësisë së mohuar janë duke përfunduar. Një sistem i drejtësisë penale që është i ashpër me korrupsionin he krimin e organizuar do të sigurojë bizneset e ligjshme që interesat e tyre do të mbrohen.

Pronësia mbetet sipas tij një tjetër shqetësim.

Koski: Një gjyqësor i drejtë dhe i pavarur do të sigurojë të drejtat e pronës së patundshme. Investitorët përmendin kaosin rreth pretendimeve të pronarëve si një shembull sesi sistemi ligjor ka penguar rritjen ekonomike afatgjate në Shqipëri. Në një rast tipik një familjeje iu kthye një parcelë prone kur nuk ishte në gjendje të merrte pronësinë për më shumë vjet. Më vonë dolën pretendues të tjerë dhe pas dyerve të mbyllura, këta i bindin gjykatësit se toka duhej tu jepej atyre. Kjo praktika në rogozë të vjedhjes së pronës së njerëzve do të ndalet së shpejti.

Elton Haxhi zv/ministri i Financave nënvizoi faktin se paketa fiskale dhe niveli i taksës kanë shënuar zhvillim në ekonomi.

/Ora News.tv/