Ekipi i shpresave të Shqipërisë luan sot në orën 18:00  një takim mjaft delikat në “Selman Stërmasi” ku përballë do ketë moshatarët e tyre të  Irlandës së Veriut.

Grupi i  drejtuar nga tekniku Alban Bushi, e pret me mjaft optimizëm këtë ndeshje pasi në rast të një fitoreje të kuqezijve, kombëtarja e 21 vjeçarëve do ngushtonte distancën me kreun dhe do i jepte shpresë për të avancuar në Europianin e u21.

Në konferencën për shtyp dhënë përpara këtij takimi, Bushi është shprehur se tentojnë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje, ndërsa ka theksuar se yjet e kombëtares u21 nuk mungojnë me Keidi Bare, Endri Çekiçi, Qazim Laçi e Ylber Ramadani që do jenë një pikë kyçe në formacionin e ekipit Shpresa por që në të ardhmen do jenë një element i rëndësishëm edhe për  Kombetaren A.

Shqipëria U-21 ka grumbulluar 5 pikë pas 4 ndeshjeve dhe pozicionohet në vendin e 4-t të grupit 2 kualifikues.

/Ora News.tv/