Koment i kreut te PDIU postuar ne facebook 


Varreza historike per ushtaret e rene si pushtues ne nje toke te huaj - pas Kosines dhe Bularatit ?!

Ceremonial shteteror me protokoll shteti ...?!

Po per andartet Grek qe shkrumbuan jugun e Shqiperis per Vorio - Epirin ne 1913-1914 ?! Apo pas takimit tjeter do nxirret nga shporta e axhendes Greke …. ?!

Ne baze te cdo konvente e praktike nderkombetare ,per ata qe kane nderrur jete ne nje territor te huaj, ngrihet nje varreze perkujtimore e simbolike, sic Shqiperia ka aplikuar per Ushtaret Francez e Britanik .

Pse nuk kerkuan te njejten gje Gjermania e Italia, per te renet e luftes se dyte boterore, por I moren trupat dhe ja u I cuan familjeve ?

E imagjinoni po te kerkonin te njeten gje, te renet Gjermane , Italiane, Turq, Austriake, Serb, Francez, Anglez apo cdo lloj ushtrie qe ka kaluar ne Shqiperi gjate luftes se pare apo te dyte boterore ?

Pse kjo bamiresi e vasalitet nga qeverite e majta e te djathta per 120 vend zhvarrime te reja ne harten e Vorio – Epirit ? , nuk mjaftonte Kosina qe ja kaloi dhe skenareve te filmave horror me zhvarrime e varrime deri te mbetejeve te femijeve e pleqve Shqiptare qe u bene ushtare Grek ?

Po ju kujtoj shprehjen Greke :” Aty ku kemi varret e te reneve aty kemi atdheun “…dhe pas shume viteve e ceremonive zyrtare shteterore nga Shteti Shqiptar e kur mos te jene me te njejtet ne pushtet do te na neme historia ….

Po ju kujtoj qe I vetmi vend qe pershendeti pushtimin e Shqiperise nga Italia fashiste e Musolinit ishte qeveria Greke me Kryeministrin Kuisling Metaksa qe vuri dhe betimin nazist ne Greqi …

Mendoni qe mund te harroni e te zhdukni kujtimin e atyre mijerave te Shqiptareve te Cameris qe u masakruan pleq, gra , femije ne nje pastrim etnik te pashembullt ne histori ..

Ata nuk u vran ne lufte,ata nuk ishin ushtar ,po u theren e u masakruan ne shtepit e tyre ,.. u vrane pabesisht e jo ne beteje ...

Per Shqiptaret e Çamerise te masakruar ne nje Genocid te pashembullt ne histori - shportat e bisedimeve , respekti njerezor , dinjiteti e reciprociteti nuk vlejn , kjo eshte Qeverin Shqiptare “Patriote “ ?!

Minimalisht reciprocitet ne trajtimin e te vdekurve!

Nuk ka fe , besim e politike ne bote qe nuk i trajton te vdekurit njesoj !

Te vdekurit jane te barabarte edhe para zotit , dhe para robit !

Dhe dhembin njelloj !

Dhembin njelloj dhe po njelloj meritojn nderim !

Mendoni qe Napolon Zerva i vrau fizikisht e dikush do ti vrase moralisht dhe me heshtje ?!

Po ju garantojme qe jemi gjalle e do ngrihemi me gjith shqiptaret ..

Ajo qe ste vret te ben me te forte !

/Ora News.tv/