"Shpërthimi në Venezuelë nga një bombul gazi, jo atentat me dron ndaj Presidentit"

"Shpërthimi në Venezuelë nga një bombul gazi, jo

Shpërthimet që tronditën kryeqytetin venezuelian të shtunën nuk ishin përpjekje për të vrarë presidentin Nicolas Maduro. 

Kështu kanë deklaruar burime për AP.

Shpërthimi u shkaktua nga një shpërthim i një bombule gazi dhe jo nga një sulm me dron siç është raportuar sipas burimit.

Ky version që pretendon të shpjegojë shpërthimet dhe kaosin e krijuar gjatë fjalimit të presidentit të Venezuelës, Nicholas Maduro, ka dalë në kundërshtim me raportin zyrtar të ngjarjeve.

Duke cituar tre zjarrfikës që po punonin për të shuar zjarrin në një ndërtesë afër vendit të ngjarjes, AP raportoi se ishte një bombul gazi brenda një apartamenti që shpërtheu, dhe jo dron me eksploziv siç thuhet nga zyrtarët e venezuelës, përfshirë edhe vetë Maduro.

Ministri i Informacionit i Venezuelës, Jorge Rodriguez e përshkroi incidentin si një atentat ndaj Maduro, duke thënë se disa dronë me eksplozivë shpërthyen në vendin ku presidenti po mbante një fjalim pranë gruas së tij dhe një numri të lartë të zyrtarëve ushtarakë.

EMISIONET