Burg për montuesin e bombave, Hoxha: Më ka shpërthyer një pako kur isha duke punuar

Burg për montuesin e bombave, Hoxha: Më ka shpërthyer një

Megjithëse i gjymtuar nga shpërthimi  34-vjeçari Gentian Hoxha do të hetohet në masën “arrest me burg” deri në perfundim  të hetimit.  Vendimi iu dha në ambientet e spitalit të Traumes ku 34 vjeçari nodhet ne gjendje të rënde shendetësore.

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 34-vjeçarin Gentian Hoxha, i akuzuar se montonte bomba me celular.

Masa e sigurisë u caktua në ambientet e spitalit  ku i akuzuari ndodhet i plagosur si pasojë e shpërthimit të fortë që ndodhi në dyqanin e celularëve ku ai punonte pranë institutit të higjienës në kryeqytet. Vendimi iu dha nga gjyqtarja Shefkie Demiraj e cila ishte e pranishme se bashku me prokurorin Ervin Karanxha ne ambinetet e spitalit.

Gjyqtarja Shefkie Demiraj, : "Masa e sigurimit e kërkuar nga Prokuroria e Rrethi Gjyqësor Tiranë ëshët ajo e arrestit me burg parashikuar nga neni 208 i Kodit të Procedurës Penale.

Kishte avokat të caktuar nga shteti sepse nuk kishte avokat të zgjedhur. Foli shumë pak, është rëndë"

Ndërsa  mbrojtësi i 34 vjeçarit tha se gjatë marrjes ne pyetje I riu ka dhënë verisionin e tij për ngjarjen, duke mos pranuar akuzat e prokurorisë.

Gazetarja: Keni ndonjë pretendim të klientit tuaj?

Avokati: "Nuk kemi pretendim. Pamë rrethanat. Nuk kemi informacion tani për tani. Do shohim në vijim se si do të veprojmë lidhur me mbrojtjen. Ai thjesht thotë se ka pasur një pako në dorë dhe i ka shpërthyer. Në vijim do shikojmë faktet provat, sepse akoma nuk jemi njohur. Pretendimi fillestar është se i ka shpërthyer një telefon në dorë ."

Gazetari: Cila është akuza e Prokurorisë?

Avokati: "Për armëmbajtje dhe prodhim të armëve. Kjo ëshët akuza kryesore

Ngjarja ndodhi katër ditë më parë dhe sipas hetimeve paraprake shkak i shpërthimit ka qenë një gabim që 34-vjeçari ka bërë gjatë punës me montimin e një prej bombave të cilat përgatiteshin prej tij dhe shiteshin me çmimin 1500 euro copa.



EMISIONET