Shpërthim kamikaz në Somali, 3 të vdekur e 16 të plagosur, mes tyre fëmijë

Shpërthim kamikaz në Somali, 3 të vdekur e 16 të plagosur,

Një kamikaz ka sulmuar një zyrë qeveritare në kryeqytetin somalez, Mogadishu, shkatërruar një shkollë aty pranë.

Makina me bombë vrau tre ushtarë dhe plagosi 14 vetë, duke përfshirë gjashtë fëmijë, thanë zyrtarët lokalë për BBC Somali.

Shpërthimi gjithashtu dëmtoi shtëpitë aty pranë dhe dëmtoi kulmn e një xhamie.

Grupi militant al-Shabab, i cili ka bërë një kryengritje për më shumë se 10 vjet, mori përsipër sulmin.

Tre ushtarët humbëm jetën pasi ndaluan makinën e ngarkuar me eksploziv për të hyrë në një kompleks qeveritar, tha një zyrtare lokale Salah Hassan Omar.

"Ne ishim në mes të punës sonë të përditshme kur ndodhi shpërthimi. Unë u fsheha nën tryezë. Kur dola pashë njerëz të plagosur në tokë dhe të tjerë të vdekur,"-tha ajo.

Somalia është përballur me paqëndrueshmëri dhe dhunë që nga viti 1991, kur qeveria ushtarake u rrëzua.



EMISIONET