Një shpërthim i fortë ka thyer dritaret e selisë së "Lega Nord" të ministrit të Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini në Trento, shpërthim i regjistruar pak orë përpara vizitës së tij në këtë zonë.

Ngjarja në fjalë ndodhi gjatë natës, ndërsa nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale.

Menjëherë për ngjarjen reagoi numri dy i qeverisë italiane, Salvini, duke akuzuar anarkistët.

“Ata që vunë bombën ishin anarkistë. Jam krenar për policinë dhe për militantët tonë të jashtëzakonshëm që kanë pastruar çdo gjë tanimë. Disa individë duan që të reagojnë me dhunë, por kjo nuk do të ndalojë buzëqeshjen tonë. Pasditen e sotme unë do të jem në Trentino Alto Adige për të përqafuar të gjithë të pranishmit”, tha Salvini.

/Ora News.tv/