Shpërthen skandali me pronarët, klubi legjendar pranë falimentimit

Shpërthen skandali me pronarët, klubi legjendar pranë

Buxheti është çelësi i suksesit. Një gjë të tillë duhet ta di mjaft mirë skuadra legjendare italiane, Palermo, që po kalon periudhën më të vështirë të historisë së saj.

Kriza financiare ka goditur rëndë themelet e skuadrës siçiliane, që dështoi për tu regjistruar në Seria B për sezonin 2019-2020. Situatë vërtetë e tmerrshme, me Palermon që po shkon drejt falimentimit dhe Seria D. Në mënyrë të pabesueshme, drejtorët e Palermos thanë se ishin "mashtruar" nga një ndërmjetës i rremë, i cili u tha se po merrej me një kompani sigurimi bullgare për të vepruar si garant.

Koha po mbaron dhe pronarët Rrjeti Arkus duket të mos jenë më afër një zgjidhjeje, pasi mbledhja e sotme e Bordit të Drejtorëve u shty, për tu rimbledhur nesër pasdite. Tifozët u mblodhën jashtë zyrave të "Stadio Barberas" për të protestuar. Situatë që solli largimin e drejtuesve nga një derë e pasme, çka solli edhe revoltimin e tifozëve. Një mjet shpërthyes u hodh në drejtim të oborrit, duke dëmtuar një makinë të parkuar aty pranë.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Palermos, Leoluca Orlando ka bërë thirrje për një konferencë për shtyp të enjten për të diskutuar situatën. Nëse Palermo nuk regjistrohet për Serie B, klubi do të falimentojë dhe do të detyrohet të fillojë përsëri si një entitet i ri nga Serie D. Kryetari i Bashkisë do të luajë një rol kyç në zgjedhjen e presidentit të ri të klubit sicilian.

EMISIONET