Pas shpërthimit të një bombole gazi mëngjesin e sotëm në Vlorë, një tjetër shpërthim është regjistruar në fshatin Drashovicë, rreth orës 19:27.

Nga të dhënat e para mësohet se banesa ku ka ndodhur shpërthimi është në pronësi të shtetasit R.H.

Dyshimi i para për ngjarjen është shpërthimi aksidental.  Fatmirësisht nuk ka persona të plagosur, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.  

Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendin e ngjarjes për normalizimin e situatës.

Në fshatin Selenicë të Vlorës, mëngjesin e sotëm, burrë e grua mbetën të plagosur rëndë, pasi një bombol gazi shpërtheu në banesën e tyre.

Shpërthimi i fortë i pasuar me zjarr e ka dëmtuar thuajse plotësisht banesën e familjes Selimi me gjithçka që kishte brenda, ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.


/Ora News.tv/