Një mace qëndron çdo ditë pranë shtëpisë ku jetonte për të pritur pronarin e saj, i cili dyshohet se u hodh nga ndërtesa pas një shpërthimi gazi. Ngjarja ka ndodhur në Kinën Jugore dhe ka prekur zemrat e shumë njerëzve që shohin macen e lënduar në pritje të të zotit.

Vullnetarët morën kafshën për t’i shëruar pjesët e djeguara dhe presin që të kurohet tërësisht për t’i gjetur një shtëpi të re. ‘Nanguo Morning Post’ ka raportuar se macja është parë duke qëndruar në ballkonin e apartamentin në fshatin Changgang ku shpërtheu zjarri para 4 ditësh.

Grupi i vullnetarëve shpjegoi se ajo kishte djegur hundën, katër gjymtyrët dhe lëkurën ndërsa tani po merr mjekime.

/Ora News.tv/