"Shpërthen" Demi Lovato ndaj reklamave, ja çfarë i ka ndodhur

Demi Lovato ka reaguar ndaj një reklame në Instagram që prek të gjithë njerëzit që vuajnë nga mbipesha.

Gjatë lundrimit në internet, asaj iu shfaq një lojë e titulluar “Game of Sultans” ku dukej qartë diferenca që bëhej për vajzat e shëndosha dhe ato elegante.

“Ju lutem Instagram, mbani këtë budallik larg faqes time dhe të tjerëve që mund të ndikohen nga kjo reklamë e shpifur. Duke ditur se sa njerëzit preken nga shëndeti mendor dhe sëmundjet mendore, unë pres nga ju që të largoni këtë reklamë nga aplikacioni juaj. Turp për lojën”, shkruajti Demi e zemëruar në Instagram.

EMISIONET