Shpërthen Demalia: Deputetët e rinj në Kuvend, arna e fundit e bythëve lakuriq të Ramës

Shpërthen Demalia: Deputetët e rinj në Kuvend, arna e fundit e

Analisti, Ilir Demalia, thotë se Ralf Gjoni është shkëputur si anëtar i LSI -së dhe nuk ka asnjë të drejtë të futet në parlament.

Demalia: Ralf Gjoni doli nga LSI, u shkëput si anëtar kështu që nuk ka asnjë të drejtë më të futet në parlament. E dyta si deputet listash si bidonët e vajgurit, nuk kanë asnjë ballafaqim.Ndaj ngul këmbë që kodi duhet ndryshuar, unë jam për mazhoritar, ballë për ballë.

E teksa vetë Gjoni deklaroi se nuk futet në Kuvend për ti bërë fresk qeverisë, tjetër mendim ndan Demalia për RTV Ora.

Demalia: Fresku më i madh ndaj qeverisë është që ai hyn në parlament dhe do të lergjitimojë një parlament që është i kolapsuar, nuk funksionon.

Ilir Demalia për gjë është e sigurtë sa i takon deputetëve të rinj që hynë në Kuvend por edhe atyre që refuzuan të lënë mandatin.

Demalia: Ju garantoj që këta që u futën në parlament janë të djegur politikisht dhe moralisht. Janë arna e fundit e bythëve lakuriq të Edi Ramës.


EMISIONET