Gjyqtarët janë kthyer në një pikë të dobët për skuadrat shqiptare, të cilat justifikohen te vendimet e tyre sa herë që humbasin.

Por, rasti i Tomorit është vërtetë i veçantë. Edhe pse fituan me shifrat 3-2 ndaj Apolonisë, klubi beratas ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka pohuar se gjyqtari, Elidon Halo ka marrë vendime tendencioze dhe të qëllimshme për të dëmtuar skuadrën e tyre. Gjithashtu, klubi shtoi se ata i kanë dërguar një letër-kërkesë FSHF-së që Halo të mos gjykojë në Berat, pasi më parë është shpallur non-grata.

Statusi i plotë:

Deklaratë për Media

Klubi merr shkas të reagojë në lidhje me gjykimin e arbitrit Elidon Halo, i cili sot me vendime tendicioze dhe të qëllimshëme u përpoq të dënonte haptazi skuadrën tonë.

Sot, më datë 10.02.2019, Ora 11:30 / Futboll Klub Tomori i ka dërguar një letër-kërkesë zyrtare FSHF-së në lidhje me ndryshimin e arbitrave, pasi siç dihet, Elidon Halo ishte shpallur njëherë "non ngrata" në Berat dhe nuk mund të gjykonte asnjë ndeshje. Pra, ne e parashikuam të gjithë këtë situatë dhe në fund dolëm në konkluzionin që i kishim përciellë FSHF-së. Nuk e kuptojmë indiferencën e këtij institucioni karshi nesh.

Klubi dënon këto shfaqje të turpshme. Elidon Halo përveçëse është një xhambazë është dhe një amator në rolin e tij. Ndaj i bëjmë thirrje FSHF-së që t'i distancojë nga qyteti i Berati këta arbitra, që vetëm të tillë nuk mund të quhen.

Nëse Halo ndihet i prekur nga këto fjalë, atëherë ne mund t'i dërgojmë edhe "cd" e ndeshjes dhe t'ia bëjë vetë moviolën vetes.

FALENDERIM!

Falenderojmë të gjithë djemtë e skuadrës të cilët ishin të gatshëm të jepnin dhe zemrën në fushën e lojës, vetëm e vetëm për të dalë me kokë lartë nga kjo përballje. Shpirti i garës dhe motivimi i tyre bënë që të gjithë kundërshtarët të dorëzoheshin përpara tyre, sot.

/Ora News.tv/