Shpërblimet për festat, ja komenti i pensionistëve

Shpërblimet për festat, ja komenti i pensionistëve

Qeveria do të japë 1.8 miliardë lekë për shpërblimin e pensionistëve me rastin e festave të fundvitit.

Sipas të dhënave, pritet që pensionistët të ndahen në dy kategori: pensionistët kryefamiljarë, që janë rreth 83 mijë, pritet të marrin një shpërblim prej 3 mijë lekësh, ndërsa pensionistët e tjerë, që janë rreth 570 mijë, pritet të marrin 2500 lekë shpërblim për festat.

Përballë këtij fakti, pensionistët në kryeqytet thonë se kjo vlerë nuk mjafton, megjithatë  mirëpresin çdo dhuratë që iu bëhet në raste festash.

Pensionist: Nuk mjaftojnë fare, por qeveria kështu është.

Pensionist: Aq ka, por kur nuk ka, skemi ç’të presim më. Do donim më tepër, por çtë bëjmë.

Pensionist: Derisa jep kaq qeveria, siç duket kaq ka mundësi.

Pensionist: Unë marr 3 mijë lekë, pasi jam vetëm.

Vitin e kaluar qeveria i shpërbleu të gjithë pensionistët me 6 mijë lekë për festat e fundvitit me një fond prej 3.7 miliardë lekësh ndërsa këtë vit fondi është përgjysmuar në 1.8 miliardë lekë.

Shpërblimin për festat e fundvitit do e përfitojnë 650 mijë pensionistë në total.

EMISIONET