Këngëtari shqiptar, Shpat Kasapi ka publikuar këngën e tij të re ‘Aroma e saj’ para një jave dhe ka zbuluar se është dedikim për personin e zemrës. I ftuar në emisionin Top Show, ai foli për jetën private ku rrëfeu se po gëzon lidhjen e dashurisë me një vajzë që nuk i përket ekranit. Këngëtari tha se ajo është e mirë, besnike dhe e sinqertë, por mbi të gjitha i respekton nënën që është pika e tij e dobët. Lidhja e tij me modelen Afërdita Dreshaj ka qenë ndër më të përfolurat e faqeve rozë, por pas ndarjes me të nuk pati më diskutime për ndonjë partnere. Duket se Shpati ka gjetur dashurinë e jetës dhe nuk do ishte e papritur nëse do e zyrtarizonte me fejesë. https://youtu.be/jMNE8uED4ik /oranews.tv/

/Ora News.tv/