Shpallet fituesi i Sanremos, ja kush do e përfaqësojë Italinë në Eurovision

Shpallet fituesi i Sanremos, ja kush do e përfaqësojë

Mahmood është shpallur fituesi i edicionit të 69-të të Festivalit italian të Sanremos. 27 vjeçari konkurroi me këngën “Soldi” dhe arriti të rrëmbente fitoren prej televotimit.

Në vendin e dytë u rendit këngëtari Ultimo ndërsa vendin e tretë e zuri grupi “Il Volo”.

Mahmood është me nënë italiane dhe baba egjiptian. Pasi mori çmimin e madh, ai tha: “Faleminderit të gjithëve, nuk po arrij ta besoj. Unë jam 100% italian, nëna ime është nga Sardenja dhe babai im është egjiptian, por unë kam lindur dhe jam rritur në Itali”.

Mahmood do përfaqësojë Italinë në festivalin europian “Eurovision” me 14 maj në Tel Aviv.

EMISIONET