Shpallet fajtor, vrau gruan shtatzënë dhe dy vajzat e mitura

Një burrë nga Kolorado është shpallur fajtor për vrasjen e gruas së tij shtatzënë dhe dy vajzave.

Avokati i qarkut pranoi të heqë dënimin me vdekje në këmbim që Chris Watts të pranojë nëntë akuzat kundër tij si pjesë e një marrdheshje të fajësisë.

Shanann Watts, e cila ishte 15 javëshe shtatzënë dhe dy vajzat Celeste, 3 vjeçe dhe Bella, 4 vjeçe, u raportuan të humbura në gusht.

Trupat e fëmijëve u gjetën në një cisternë nafte afër varrit të cekët të nënës së tyre 34-vjeçare.

Watts u akuzua zyrtarisht për vrasje, dëmtimin e trupave të vdekur dhe ndërprerje të paligjshme të shtatzanisë.

Më parë ai pohoi se pasi i kishte thënë bashkëshortes se kishte një lidhje jashtëmartesore, ajo vrau një nga fëmijët e tyre dhe po përpiqej të vriste tjetrën kur Watts e sulmoi.

Babai vrasës mund të përballet me 3 dënime të përjetshme në një seancë dëgjimi të planifikuar për në 19 nëntor.

Pas zhdukjes së gruas dhe fëmijëve, Watts doli në media duke thënë: "Unë shpresoj se ajo është diku e sigurt tani dhe me fëmijët."

Por më pak se 24 orë më vonë, policia njoftoi se ai ishte arrestuar.

EMISIONET