Panairi i Librit ka mbyllur siparin e aktiviteteve këtë të shtunë dhe ka vlerësuar me çmime autorët dhe veprat më të mira. Kështu Betim Muço, ka fituar çmimin për veprën letrare më të mirë me titullin "Letër Gruas".

Ndërsa fitues së letërsisë studimore, Shoqata e Botuesve Shqiptarë shpalli Agron Alibalin me veprën "Faik Konica". "Unë quhem Musine Kokalari" ka bërë fituese autoren Persida Asllani në kategorinë e letërisë origjinale e artistike për fëmijë.

Çmimi për përkthimin më të mirë të vitit 2017 i është dorëzuar Diana Çulit për veprën "Lumturia e pritjes" të Carmina V. Në Edicionin e 20 të Panairit të Librit morën pjesë rreth 90 shtëpi botuese, ku u ekspozuan botime të ndryshme në shqip dhe gjuhë të huaja, ndërsa nuk munguan as botues të shumtë nga trevat shqiptare, universitete dhe institucione të ndryshme akademike.

Panairi do të jetë i hapur deri më 19 nëntor në orën 9 të darkës për të gjithë ata që e duan librin dhe janë lexues të rregullt.

/Ora News.tv/