Shorti i kualifikueseve të Europianit, Duka e Panucci udhëtojnë drejt Dublinit

Shorti i kualifikueseve të Europianit, Duka e Panucci udhëtojnë

Presidenti i FSHF Armand Duka, i shoqëruar nga Sekretari Përgjithshëm Ilir Shulku marrin pjesë në takimin e nivelit të lartë ekzekutiv të UEFA-s i cili zhvillohet në Dublin nga data 1 deri në 3 Dhjetor.

Takimi i Dublinit, ku merr pjesë presidenti i qeverisë europiane të futbollit, Aleksandër Ceferin dhe drejtuesit më të lartë të 55 Federatave anëtare, ka në fokus diskutimin e Planit Strategjik 2019-2024, caktimin e politikave të reja të UEFA-s për 5 vitet e ardhshme në lidhje me kompeticionet e ekipeve përfaqësuese, rritjen e mbështetjes për klubet si edhe çështje që lidhen drejtëpërdrejtë me interesat e familjes europiane të futbollit.

Delegacioni shqiptar, pjesë e të cilit është edhe trajneri i Kombëtares shqiptare Christian Panucci, do të ndjekë edhe hedhjen e shortit të fazës kualifikuese të Euro 2020 ku Shqipëria do të njohë rivalët e saj në këtë kompeticion.

EMISIONET