Kupa e Shqipërisë është futur në një fazë mjaft të nxehtë.

Kompeticioni i dytë për nga rëndësia në vend ka mësuar paraditen e sotme edhe dy takimet gjysëmfinaliste. Kështu, goglat kanë përcaktuar dy duele titanësh. Kampionët në fuqi të kompeticionit, Skënderbeu do të mas forcat me Kukësin gjatë rrugës për të kaluar në finalen e madhe.

Ndërkohë, finalisti tjetër do të dalë nga çifti, Luftëtari-Tirana. Dy skuadrat po luftojnë për të qëndruar mes ekipeve më të mira në këtë edicion të Superiores, teksa do të kërkojnë Europën përmes Kupës. Gjysëmfinalja e parë do të luhet më 24 prill, ndërsa ajo e kthimit me 8 maj. Finalja e Kupës së Shqipërisë është parashikuar të luhet më 2 qershor.

Fituesja e Kupës shkon në turin e dytë të Ligës së Europës.






/Ora News.tv/