Shorti i Europa League rezervoi një sfidë interesante në raundin e 1/8-ave, atë mes Milanit dhe Arsenalit.

Duel i cili sipas ekspertëve është një finale e parakohshme dhe eliminimi i njërës ka këta skuadra (që do të ndodh) është një humbje e madhe për  kompeticionin.

Por kjo nuk do të jetë përballja e parë në kompeticionet e UEFA-s mes tyre, pasi Milan dhe Arsenal janë përballur dhe 6 herë me njëra-tjetrën.

Për herë të parë kuqezijtë janë ndeshur me "topçijtë" në Superkupën e Europës në vitin 1995, që atëherë luhej me dy ndeshje. Takimi i parë u mbyll me rrjeta të paprekura ndërsa në takimin e dytë, Milan triumfoi me shifrat 2-0.

Ballafaqimi mes tyre ndodhi dhe Champions League, në sezonin 2007-2008. Në ndeshjen e parë "djalli" barazoi 0-0 në Londër ndërsa në sfidën e kthimit humbi me shifrat 0-2.

Përballja mes Milan dhe Arsenal vazhdon dhe në sezonin 2011-2012. Në Milano kuqezijtë triumfuan thellë 4 me 0, ndërsa në të kthimit u mposhten 3-0.

Kështu, statistikat janë në një ekuilibër të plotë, me dy fitore të Milan, dy barazime dhe po aq humbje.

/Ora News.tv/