Grupi D është grupi i “ferrit” në Ligën e Kampionëve. Në shortin e hedhur në Monaco janë mësuar të çiftet e grupeve në Ligën e Kampionëve. Real Madrid do të takohet me Manchester City, Dortmundi dhe Ajaxi në grupin D. Barcelona është në një grup me Benfikën, Celtikun, dhe Spartak Moskën. Bayerni kanë patur fat në short duke rënë një një grup me skuadra jo aq të njohura si, Lille, Bate Borisov e Valencia. Edhe Manchester United nuk pritet të ketë probleme me skuadrat si Braga, Galatasaray e Cluj. Kampioni aktual, Chelsea do të ketë Juventusin si kundërshtarin më të fortë në grup ndërsa aty janë edhe Shakthar Donetsk e Nordjaelland.Milani do të jetë përballë skuadrave si Malaga, Anderlecht e Zenit. Fatos Beqiraj e Arjan Ademi do të luajnë përball “milionave” të PSG-së, ndërsa në grup janë edhe Dinamo Kiev e Porto. Arsenali nuk pritet të ketë probleme përball Shcalkes, Olympiacosit dhe Montpellierit. Ja të gjitha grupet e Champions League: Grupi A: Porto, Dinamo Kiev, PSG, Dinamo Zagreb Grupi B: Arsenal, Schalke 04, Olympiakos, Montpellier Grupi C: Milan, Zenit, Anderlecht, Malaga Grupi D: Real Madrid, Manchester City, Ajax, Borussia Dortmund Grupi E: Chelsea, Shakhtar Donetsk, Juventus, Nordsjelland Grupi F: Bayern Munchen, Valencia, Lille, Bate Borisov Grupi G: Barcelona, Benfica, Spartak Moska, Celtic Grupi H: Manchester United, Braga, Gallatasaraj, Cluj

/Ora News.tv/