Shoqëria ta bën sot! Stilisti shqiptar për Roza Latin: Gëzohem që nuk je këngëtare

Shoqëria ta bën sot! Stilisti shqiptar për Roza Latin:

Një prej stilistëve më të njohur shqiptarë, Niko Komani po fliste për një fotografi familjare në "Why Not" derisa i tha moderatores Roza Lati se ndihej i lumtur që nuk është këngëtare.

Prindërit e tij janë divorcuar që në moshë të vogël, por me postimet në Instagram e ka kujtuar me një frazë. Ndërsa komentonin fotografitë, Roza këndoi frazën që është nga kënga e "Pink", por duket se zëri i saj nuk i pëlqeu aspak Nikos.

Pjesë nga biseda

Roza Lati: In our family portrait, we look pretty happy. Let’s play pretend like it goes naturally.

Niko Komani: Më bëhet qejfi që vazhdon si prezantuese. Gëzohem shumë që nuk je këngëtare.

Roza Lati: Ne jemi shokë, por jemi para kamerave këtu.

Niko Komani: Shaka. Ajo është kënga e Pink që më pëlqen se kur isha i vogël nuk e kuptoja situatën që ajo shpjegonte në atë këngë. Duke u rritur, kuptova gjithë gjënë dhe ishte momenti i duhur ta vendosja. Duke qenë se jemi rritur të dy pak cuditshëm me mamatë tona duke bërë deri diku të dy rolet në familjet. Kjo na ka ndihmuar të jemi më të fortë sepse jemi ndër të paktët veta në shoëbiz që jemi këtu me krahët tona.

EMISIONET