Shoqata Italiane mbi Emigracionin: I paligjshëm transferimi i emigrantëve në Shqipëri

Shoqata Italiane mbi Emigracionin: I paligjshëm transferimi i

Shoqata Italiane e Studimeve Juridike mbi Emigracionin  ka reaguar kundër vendimit të Italisë për transferimin në Shqipëri të 20 prej 140 emigrantëve të anijes Diciotti.

Me një komunikim mediatik kjo organizatë informon se ligjërisht të gjithë emigrantët e anijes Diciotti kanë të drejtë të kërkojnë azil në Itali, si dhe kanë të drejtën për t'u informuar mbi mundësitë e paraqitjes së kërkesave të tyre për mbrojtje ndërkombëtare në këtë vend.

 Por është ilegale transferimi i emigrantëve në Shqipëri, saktëson kjo shoqatë.

"Emigrantët e mbërritur në Itali në asnjë mënyrë nuk mund të transferohen në Shqipëri, informon Asgi, pasi Shqipëria nuk është vend i BE e se sistemi i saj normativ në fushën e së drejtës së mborjtjes ndërkombëtare nuk është në përputhje me sistemin europian të së drejtës për azil. Pa vullnetin e lirë të emigrantëve asnjë e drejtë kombëtare apo ndërkombëtare  mund të detyrojë transferimin e tyre në Shqipëri. Kjo mund të bëhet vetëm nëse është një zgjedhje e lirë e azilkërkuesit" shkruan shoqata italiane mbi të drejtën e emigracionit. Transferimi i 20 emgirantëve në Shqipëri është ilegal. E vetmja rrugë që mbetet është ndryshimi i Traktatit të Dublinit."

Gjitahshtu në një intervistë për të përditshmen italiane La Reppublica, kryetari i kësaj shoqate Lorenzo Trucco konfirmon se "emigrantët e anijes Dicotti nuk mund të transferohen në Shqipëri pa dëshirën e tyre. Shqipëria nuk është në BE, është një vend i tretë e nuk dimë nëse i plotëson kushtet e kërkuara për azikërkuesit. Transferimi i emigrantëve në vendet e treta bëhet vetëm me dëshirën e tyre. Në rast të kundërt është një largim me forcë. "

"Por duhet marrë parasysh dhe tema e zgjedhjes së emigrantëve që do të shkojnë në Shqipëri, shprehet Trucco. Si do të seleksionohen emigrantët? Është një teatër absurd, një sulm ndaj sistemit të së drejtës së azilkërkuesve. Po për fat çështjen e ka marrë në dorë magjistratura…" deklaron ai.

EMISIONET