Shoqata e Turoperatorëve: Zgjedhjet jo në qershor, pengojnë turizmin

Shoqata e Turoperatorëve: Zgjedhjet jo në qershor, pengojnë

Zgjedhjet në Shqipëri nuk duhet të zhvillohen në qershor pasi kjo dëmton sezonin turistik. Përfaqësuesi i Shoqatës së Tur operatorëve shprehet se i kanë bërë thirrje institucioneve përkatëse që të ndryshojnë periudhën e zgjedhjeve por kjo nuk është marrë parasysh. Përsa i përket protestave Vathi shprehet se nëse do vazhdojnë atëherë do të ndjehen efektet në turizëm.

Përfaqësuesit e turoperatorëve i kanë paraqitur  qeverisë shqiptare një kërkesë për të rishikuar datën e zhvillimit të zgjedhjeve.

Besnik Vathi shprehet se këtë shqetësim ia kanë ngritur edhe institucioneve përkatëse por deri më tani nuk është marrë parasysh. Sipas Vathit në rast të zgjedhjeve  administrata pothuajse nuk funksionon.

Vathi: Në si shoqatë vazhdimisht e kemi kërkuar që periudha e zgjedhjeve të hiqet nga sezoni veror, pasi ne çdo dy vjet jo zgjedhje lokale, jo të përgjithshme. Kemi efektin e periudhës si periudhë zgjedhje gjatë sezonit veror. 

Përsa i përket protestave  Vathi shprehet se në vijojnë atëherë pritet të ketë impakt negative në numrin e turistëve.

Vathi: Situata agravohet dhe krijon probleme të mëdha, atëherë natyrshëm që do ketë efekt. Por për momentin them se nuk është ndjerë. 

Gjatë viteve të fundit numri i turistëve të huaj që kanë hyrë ë Shqipëri ka pësuar rritje të ndjeshme  por këtë vit duket se zhvillimet politike do të zbehin  këtë trend.

EMISIONET