Shkencëtarët janë tronditur pasi gjetën gjurmë të drogave në trupat e peshqeve dhe karkalecave në ujërat e ëmbla të lumenjve në një fshat në Britani.

Droga të tilla si kokaina dhe ketamina u zbuluan nga një ekip që bëri kërkime në pesë lumenj rreth Suffolkut për të parë se çfarë kimikatesh ndodheshin në ujë.

Ata thanë se 'çuditërisht' se gjetën kokainë në çdo mostër të vetme, ndërkohë që ketaminë dhe prodhime të tjera farmaceutike u gjetën gjithashtu në karkaleca.

Shkencëtarët e Kings College në bashkëpunim me Universitetin e Suffolkut grumbulluan mostrat e ujit në lumenjtë në të gjithë qarkun rural.

"Gjetja e drogave tek peshqit e karkalecat ishte e habitshme. Ne i prisnin në zonat urbane si Londra, por jo në  zonat më të vogla dhe më rurale,"-tha Leon Barron nga King College. "Prania e pesticideve që janë ndaluar gjatë në Mbretërinë e Bashkuar paraqet gjithashtu një sfidë të veçantë pasi burimet e tyre mbeten të paqarta."

Substanca të ndryshime u gjetën më së shumti kokainë së bashku me lidocaine.

Lidocaina përdoret ligjërisht si një anestezik lokal në stomatologji, por shpesh përdoret për të “prerë” kokainën, pasi prodhon mpirje të mishit. Kjo substancë mashtron përdoruesit, duke menduar se po marrin kokainë  sepse në fakt ka një efekt të ngjashëm.

Autori kryesor i studimit, Thomas Miller tha se ndonëse përqendrimet ishin të ulëta janë shqetësuese për mjedisin dhe mund të përbëjë rrezik për kafshët e egra.

/Ora News.tv/