Shokuese/ Ndeshja e basketbollit kthehet në arenë boksi (VIDEO)

Shokuese/ Ndeshja e basketbollit kthehet në arenë boksi (VIDEO)

Një skenë që të ngjante me një sfidë boksi ajo që ndodhi në parketin e "Philippine Arena".

Basketbollistët e Australisë janë përleshur me ata të Filipineve duke hedhur grushte, shqelma dhe karrige në një ndeshje të vlefshme për kualifikime në Kampionatin Botëror të Basketbollit.

Ngjarja ndodhi në periodën e tretë të ndeshjes ndërkohë që skuadra filipinase e mbylli me vetëm tre lojtarë ndeshjen në parket pasi nëntë tëtjerë u përjashtuan.

Nga ana e australianëve, katër lojtar u përjashtuan nga loja të cilën e fituan me rezultatin e thellë, 89-53.

Pas kësaj ngjarjeje, Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) ka nisur procedura disiplinore ndaj të dy skuadrave.



EMISIONET