Shokuese/ Mësuesja kërcënonte nxënësit: Ose bëni seks me mua ose do ju ngel

Skandali ka përfshirë një shkollë të mesme në Kolumbi, pasi u zbulua se një mësuese i kërkonte marrëdhënie seksuale nxënësve në këmbim të notave.

40-vjeçarja, e identifikuar si  Yokasta M, ngacmonte djemtë në shkollë dhe i kërcënonte se nëse nuk bënin seks me të do i ngelte.

Madje u kishte dërguar edhe fotografi e video në WhatsApp ku shfaqej në skena nudo dhe erotike.

Incidentet që ndodhën mes janarit dhe prillit 2016, u zbuluan pasi një prind gjeti imazhet e mësueset në telefonin e djalit të tij.

Yokasta ishte e martuar, por bashkëshorti i saj menjëherë u divorcua pasi u bë publike ngjarja e turpshme.

Tani mësuesja përballet me një dënim të rëndë. Pas arrestimit të saj, një nga studentët postoi një numër të imazheve eksplicite në internet.

Raportohet se 40-vjeçarja ka ftuar dhjetëra nxënës në banesën e saj dhe i urdhëronte të bënin seks.

Historia e mësueses u bë virale në Amerikën e Jugut, dhe tani në gjithë botën duke shokuar të gjithë njerëzit.



EMISIONET