Një djalë është shumë i shqetësuar për të ardhmen e një vajze. Ndonëse e ka njohur nga shoku i ngushtë, mendimi pozitiv që ka për të e bën që ti tregojë të fshehtat që ka në lidhje.

Shoku i tij e tradhton të fejuarën, e cila është në pritje të një fëmije dhe nuk di cfarë të bëjë. Ai shkroi një letër për psikologen Deidre që të dijë nëse duhet t’ia tregojë të vërtetën apo jo.

Letra: Një prej shokëve të mi të ngushtë po martohet me një vajzë të adhurueshme. Ai e tradhton shumë herë dhe unë po mendoj nëse duhet ti tregoj asaj.

Ai e ka tradhtuar aq herë sa nuk mund të numëroj. Gjithmonë betohet se nuk do e bëjë më kurrë, por nuk e mban fjalën. Ai është 29 vjeç dhe unë jam 28. Ajo është vetëm 22 vjeçe dhe është në pritje të fëmijës së tij. Unë mendoj se ajo meriton më shumë dhe duhet ti tregoj për këtë.

Nuk di nëse duhet t’ia them personalisht apo ti shkruaj një letër anonime. E di që do mërzitet në fillim, por do ketë jetë të lumtur më vonë.

Deidre: Mos thuaj, mos shkruaj dhe mos bëj asgjë. Ajo është shumë e ndjeshme tani sepse është në pritje të një fëmije. Nuk dihet si do reagojë, por duke marrë parasysh ndjeshmërinë e grave shtatzënë, mendoj se do bëhet më keq.

Bisedo me mikun tënd. Thuaji që e fejuara e tij e bukur meriton më shumë dhe tradhtia nuk është rruga e duhur.

/Ora News.tv/