Johnny Depp është shfaqur në gjendjen më të keqe të mundshme në tapetin e kup për premierën e filmit ‘Murder on the Orient Express’ në Londër. Ylli i Hollywood ka arritur në premierë i dehur ndërsa mbështetej tek roja e sigurisë përpara mijëra fansave. 54-vjeçari, i veshur me kostum të zi dhe mjaft elegant mendohet se kishte pirë alkool së bashku me yjet e tjerë Dame Judi Dench, Penelope Cruz dhe Kenneth Branagh. Roja e tij e sigurisë, Jerry Judge është fotografuar ndërsa mbante të kapur nga krahu yllin e Pirateve të Karaibeve ndërsa e udhëzonte përgjatë tapetit të kuq. /Oranews.tv/

/Ora News.tv/