Një djalë 8-vjeçar gjerman i ‘vodhi’ makinën nënës së tij dhe eci me 140 km/h përgjatë një autostrade.

Fëmija u gjet me makinën e parkuar përgjatë autostradës A44 pranë qytetit të Soest, rreth 8 km larg shtëpisë së tij.

Nëna e djalit telefonoi policinë në orën 00:25 duke i njoftuar se djali i kishte marrë mjetin tip VW Golf, i cili ishte me kamje automatike.

Policia dhe nëna e 8-vjeçarit nisën ta kërkonin. Djali u gjet nga nëna e tij përgjatë autostradës.

Ai kishte parkuar makinën dhe kishte ndezur sinjalet e rrezikut, duke siguruar zonën me një trekëndësh paralajmërues.

Kur foli në polici pas incidentit, djali tha: "Unë thjesht doja të ecja pak me makinë."

Ai rrëfeu se ndaloi makinë sepse nuk u ndie rehat gjatë kohës që po ecte në autostradë.

Djali ngiste makinën rregullisht në pronën e tij private.

Policia raportoi se 8-vjeçari është informuar mbi rreziqet për drejtimin e makinës gjatë natës dhe se ai nuk do përballet me asnjë akuzë penale.

/Ora News.tv/