Aktorja e njohur, Michelle Rodriguez ka zgjedhur një prej stileve më trend të kësaj vere që ekspozojë një pjesë të gjoksit .

Ndërsa promovonte filmin më të ri “Widows" në Londër, ajo u shfaq me një fustan të bardhë të krijuar nga stilistja zvicerane, Akris.

Në një moment, ajo u kap duke lëvizur dhe u duk qartë se nuk kishte veshur të brendshme. Përveç filmit, vëmendje të madhe mori veshja seksi dhe gjoksi i ekspozuar.

Disa kanë komentuar pozitivisht, ndërsa të tjerë nuk e kanë pëlqyer aspak zgjedhjen e aktores.

Michelle nuk hezitoi që të shkonte pranë fansave të saj për ti takuar e për të bërë fotografi. Ende nuk dihet data e saktë se kur do dalë filmi.

Kujtojmë se aktorja 40 vjeçe u bë e njohur si shoferja më e shpejtë në botë për rolin e saj tek “Fast and Furious” ku bënte gara me makina.

/Ora News.tv/