Shkatërron Lamborghinin 240 mijë dollarë

Një shoferi i dehur është përplasur me një rimorko duke shkatërruar Lamborghinin e tij me vlerë 240.000 dollarë.

Cesar Castro Rodriguez është arrestuar nga policia për shkak se i ka dhënë makinës në gjendje të dehur.

Për fat të mirë 31 vjeçari nuk pësoi lëndime të mëdha. Kur policia arriti ai iu tha se po kërkonte shokun e tij 25 vjeçar që gjendej brenda në makinë në momentin e aksidentin. Policisë iu deshën 45 minuta për të prerë rimorikon që të shkonte në anën e pasagjerit, por ai nuk ndodhej aty.

Me sa duket 25 vjeçari ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe u gjet dy orë më vonë në shtëpinë e tij në Westminster. Policia nuk ka specifikuar sesi pasagjeri, i cili kishte pësuar lëndime të lehta u zhduk nga makina dhe u kthye në shtëpi pa e vënë re askush.

Lamborghini Gallardo Superlegerra  me të cilin u përplas  Rodriguez ka vlerë afërsisht  $ 235,000 dhe $ 250,000, sipas CarandDriver.


EMISIONET