Shoferi holandez i kamionit çon në pranga 7 shqiptarë

Shoferi holandez i kamionit çon në pranga 7 shqiptarë

Shtatë shqiptarë përfunduan në prangat e policisë holandeze, pasi tentuan të ngjiten në një kamion.

Ishte shoferi i makinës së tonazhit të rëndë, ai që pikasi shqiptarët dhe lajmëroi policinë.

Të shtatë të dyshuarit nga 16 deri në 26 vjeç janë arrestuar për vandalizëm, ndërsa katër prej tyre po hetohet për dhunë.

Pas hetimit penal, ata i dorëzohen Policisë për të Huajt (AVIM). Dy të dyshuar janë ndaluar edhe më parë.

Zona Moerdijk, ku u ndaluan shqiptarët, është bërë portë hyrëse për emigrantët që duan të shkojnë në Britani duke shfrytëzuar kamionët e mallrave.

Mediat vendase shkruajnë se numri i shqiptarëve që tentojnë të shkojnë në Britani nëpërmjet kësaj zone është rritur. Më 5 shtator, 32 emigrantë u ndaluan në këtë zonë.

EMISIONET