Shmangni këto gjëra të pasuksesshme që njerëzit bëjnë për Vitin e Ri

Shmangni këto gjëra të pasuksesshme që njerëzit

2018 është shumë afër. Nëse keni dëshirë ta filloni me këmbën e duhur, duhet të keni strategji të mirë dhe të mendoni për hapat që bëni. Bussiner Insider ka bërë një intervistë me ekspertin e karrierës, Ryan Kahn që ka treguar gjërat që nuk duhet të bëjmë me fillimin e janarit.

Këtu janë tetë gabime që njerëzit e pasuksesshëm bëjnë për Vitin e Ri.

1-Nuk reflektojnë për arritjet e tyre. Shumë kompani kërkojnë të dijnë rreth eksperiencës, prandaj është mirë që të fillojnë të mendojnë për arritjet që kanë në jetë, duke lënë pas disa pushime.

2-Harrojnë të përcaktojnë qëllimet. Eksperti tha se është e rëndësishme të përcaktohen qëllimet afatgjata dhe hapat afatshkurtër për vitin e ri. Nuk do ketë sukses nëse nuk bëhet ky lloj grafiku.

3-Nuk janë të çliruar. Njerëzit e pasuksesshëm lejojnë që puna të marrë kohën e lirë dhe gjatë pushimeve. Mundohuni të kaloni Vitin e Ri duke bërë një pushim të merituar.

4-Nuk shkëputen dot. Nëse arrijnë të shmangin kontrollin e postës elektronike apo telefonit do ishte gjëja më e mirë.

5-Lënë pas dore interesat e tyre. Duhet që të kaloni kohë me miqtë dhe personat e dashur të jetës pasi ndikojnë në karrierën tuaj. Njerëzit e pasuksesshëm dështojnë në këto marrëdhënie.

6-Nuk falenderojnë. Kur vjen puna tek suksesi dhe lumturia, gjëja më e mirë është falenderimi i personave që ju kanë qëndruar pranë.  Ky është celësi i suksesit.

EMISIONET