Shkup, protesta kundër ndryshimit të emrit

Shkup, protesta kundër ndryshimit të emrit

Qytetarë të shumtë të Maqedonisë mbrëmjen e djeshme dolën në protestë kundër ndryshimit të emrit. Protestat u zhvilluan përpara Kuvendit në Shkup dhe mendohet se numri i tyre ishte rreh 6 mijë, raporton Alsat.m.

Protestuesit kërkuan fundin e negociatave me Greqinë, po ashtu edhe tërheqjen e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, fund marrëveshjes me Bullgarinë dhe lirimin e të burgosurve në ngjarjet e 27 prillit në Parlament.

Protesta është mbështetur nga Lëvizja Botërore e Kongreseve maqedonase “AM” All Unitar Maqedonia, Shoqata e Maqedonasve nga Maqedonia e Egjeut,  Shoqata e Maqedonasve të Fesë Islame, shoqatave Manifestit Maqedonas të Mbrojtësit dhe Shoqatave Patriotike Maqedonase.

EMISIONET