Në Shkup janë zhvilluar mbrëmjen e kësaj të mërkure protesta për të kundërshtuar marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit.

Me këngë patriotike maqedonse dhe thirrje ofenduese kundër qeverisë protestuesit qëndruan para kuvendit të Maqedonisë kundër ndryshimit të emrit.

Protesta u thirr nga grupi i tifozëve Komiti, grup i afërt me politikat e qeverisë së kaluar, Vmro-Bdi, transmeton Gazeta Lajm.

/Ora News.tv/