Afro 1,500 mbështetës të partisë opozitare konservatore në Maqedoni, e kanë mbajtur një demonstratë në Shkup, me ç’rast kërkuan lirimin e 22 personave të arrestuar për akuza se janë të përfshirë në dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, në muajin prill.

Nikolla Gruevski, ish-kryeministër dhe lider i partisë opozitare, WMRO-DPMNE, u tha pjesëmarrësve të tubimit të mbrëmshëm se arrestimet ishin “të padrejta” dhe kërkoi “liri për patriotët”.

Zyra e prokurorit publik të Maqedonisë i ka akuzuar 36 vetë për depërtimin me dhunë në parlament, me ç’rast u lënduan më se 100 vetë, raporton agjencia AP.

Ata janë të akuzuar se paraqesin “kërcënim terrorist për rendin kushtetues dhe sigurinë”, dhe ballafaqohen me dënim ne burg disavjeçar./REL

/Ora News.tv/