E gjithë bota ka kthyer vënendjen nga Katedralja e Notre Dame në Paris, e cila mbrëmjen e kësaj të hëne u shkrumbua nga flakët.

Ndërkohë që Presidenti Macron e trajton ngjarjen si emergjencë kombëtare, udhëheqësit e huaj dërguan mesazhet solidarizuese me popullin francez.

Presidenti i SHBA, Donald Trump shkruante në Tëitter: "Është vërtet e tmerrshme të shohësh zjarrin masiv në katedralen Notre Dame në Paris, ndoshta duhen përdorur çisterna me ujë nga ajri. Duhet vepruar shpejt!”

Zonja e parë e SHBA, Melania Trump shkruante: "Më dhemb zemra për popullin e Parisit kur shoh zjarrin në katedralen Notre Dame. Lutem për për sigurinë e secilit ".

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministrja britanik Theresa May thanë se mendimet e tyre ishin me popullin francez. Merkel e quajti katedralen një "simbol të Francës dhe kulturës sonë evropiane".

Vatikani tha se djefgia e katedrales kishte shkaktuar "tronditje dhe trishtim" për Selinë e Shenjtë dhe tha se po lutej për zjarrfikësit.

Solidaritet kanë shprehur edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

/Ora News.tv/