Shkrimtarja Vorpsi: Edi Ramën e kam dashuruar në mënyrë platonike

Shkrimtarja Vorpsi: Edi Ramën e kam dashuruar në mënyrë

Ornela Vorpsi është rikthyer në Tiranë jo vetëm për hapjen e ekspozitës në KOD por edhe për të zhvilluar disa biseda nga jeta e saj si shkrimtare. Dikur vajza e një të burgosuri nga sistemi i Hoxhës ajo sot tregon se si e ka njohur Edi Ramën kur ishte pedagogu i saj. 

Sipas Vorpsit, mes tij dhe pedagogëve të tjerë qëndronte një humnerë e tërë. Shkrimtarja që sot jeton në Francë nuk e ka fshehur se ka pasur një dashuri platonike për Ramën pedagog.

Vorpsi: I jashtëzakonshëm, me një kulturë të jashtëzakonshme. 22 vjeç. Me zgjuarsi të jashtëzakonshme. Humnera midis Edit dhe pedagogëve të tjerë..nuk jam duke e mbrojtur. Me Edin, njihemi për kohë të gjata. Jemi dashur dhe jemi zënë. Jemi dashur në mënyrë njerëzore. Unë kam qenë e dashuruar në mënyrë platonike, por ai nuk më ka dashur. Kur ishte në Paris, magjepsi gjithë Parisin. Ai ka një elekuencë të të folurit të jashtëzakonshme. 

Një ditë më pas të mërkurën pasdite Edi Rama nga pozicioni i kryeministrit ishte i pranishëm në ekspozitën e parë të saj të hapur në Shqipëri.

Vorpsi: Falenderoj nga zemra zt.kryeministër. Jam jashtë mase e prekur dhe e kënaqur për të gjetur fjalët e duhura për këtë mrekulli që më ofroni sonte. 

Ornela Vorpsi mbaroi studimet në Akademinë e Arteve në Itali e më pas është zhvendosur në Francë ku edhe jeton me familjen e saj.

EMISIONET