Shkon për të bërë testin e shpejtësisë, 'blerësi' zhduket me Ferrarin 2 milion eurosh

Një "koleksionist" makinash shfrytëzoi momentin kur do testonte makinën për të vjedhur një Ferrari me vlerë 2 milionë euro.

I dyshuari kishte shprehur interes për blerjen e Ferrarit 288 GTO të viti 1985, thanë policët në qytetin gjerman të Düsseldorfit.

Ai shkoi me taksi tek shitësi dhe dy orë më vonë erdhi koha për të testuar Ferrarin. Sapo shitësi doli nga makina, blerësi mashtrues i dha gaz makinës dhe u zhduk.

Makina u gjet më vonë në një garazh.

Policia tha se automjeti historik me 43.000 km vlerësohet me një shumë mbi 2 milion euro.

Makina i përkiste Eddie Irvine, i cili konkurroi për Ferrarin midis 1996 dhe 1999.

Ferrari u gjet në një garazh në qytetin e Grevenbroich, jo shumë larg qendrës së qytetit të Düsseldorfit.

I dyshuari nuk është gjetur ende. policia publikoi një foto të dyshuarit në internet.

Ferrari 288 GTO janë prodhuar vetëm 272 copë.

EMISIONET