Shkon në shtëpinë e të dashurit të gruas, i pret organet gjenitale me gërshërë

Shkon në shtëpinë e të dashurit të gruas, i pret

Një burrë nga Florida është arrestuar pasi shkoi në shtëpinë e të dashurit të gruas, e lidhi nën kërcënimin e armës dhe i preu penisin me gërshërë.

Alex Cesar Bonilla u largua nga vendngjarja së bashku me organin gjenital të prerë.

Policia shkoi në shtëpinë e të dashurit pasi një telefonate nga ana e tij ku i kërkonte ndihmë.

Ai i tha policisë se Bonilla, një fqinj i tij, kishte hyrë në shtëpi dhe e kërcënoi se do e vriste nëse do bënte rezistencë.

Më pas 49-vjeçari e çoi në dhomën e gjumit, e lidhi dhe e gjymtoi.

Dy fëmijë ndodheshin brenda në shtëpi kur ndodhi sulmi i tmerrshëm.

Sipas raportimeve Bonilla e kishte viktimën duke kryer marrëdhënie seksuale me bashkëshorten e tij disa javë më parë.

Bonilla u gjet nga policia dhe u arrestua ne ambientin e tij të punës në Brandford.

EMISIONET