Arsimi profesional është shpallur prioritet nga qeveria, por nxënësit e shkollës profesionale Ndre Mjeda” në Bushat thonë nuk kanë marrë asnjë pagesë të bursës edhe pse viti shkollor po shkon drejt fundit. Janë 176 nxënës që mbështeten me bursë në këtë shkollë, ndaj ata protestuan këtë të enjte dhe dekllaruan se nuk rikthen në mësim pa marrë pagesat. Drejtori i shkollës premtoi se zgjidhja është çështje ditësh pas kontakteve me Bashkinë Vau i Dejës dhe Ministrinë e linjës.

Viti akademik po mbaron, por nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat thonë se nuk kanë marrë pagesat e bursës prej muajit shtator.

Ndaj këtë të enjte ata bojkotuan mësimin dhe protestuan para shkollës,

Në total janë 176 nxënës që përfitojnë mbështetje me bursë, që në fakt është një ndihmë e madhe për familjet e tyrë në përballimin e kostos së arsimimit.

Ndaj thonë se janë të vendosur që të mos zhvillojnë mësim pa garanci se do të marrin paratë.

Drejtori i shkollës pranon problemin e krijuar dhe premtoi zgjidhje të shpejtë, pasi siç thotë ka marrë kontakte me Bashkinë e Shkodrës dhe Ministrinë.

Shkolla e mesme profesionale kombëtare “Ndre Mjeda” fillimet e saj i ka patur që në vitin 1972, si shkolla e parë e Mekanikës bujqësore në rajonin e veriut.

Sot ajo ofron profile studimi në veterinari, teknologji agro - ushqimore, bujqësi dhe ekonomi bujqësore.

/Ora News.tv/