"Shkojmë tuj lypë nëpër kojshi, Nji stadium sikur borxhli", tifozët e Kukësit thirrje drejtuesve: Po harrojmë shkallët tona

Mungesa e një impianti për të zhvilluar takimet e Superligës dhe Kupës e ka detyruar shpesh Kukësin që të migrojë sa në Kamëz, Elbasan dhe Shkodër.

Një situatë disi kaotike kjo edhe për tifozerinë e skuadrës verilindore, të cilët shpesh zgjedhin TV për të parë ndeshjet e skuadrës së tyre të zemrës. E për këtë fakt, një nga simpatizantën e skuadrës së Kukësit i ka kushtuar vargje kësaj situate aspak të këndshme. Në një nga faqet që administron, ku natyrisht përfaqësohet me emrin e Kukësit, tifozi shkruan:

Vargjet e plota:

Ka pas qenë një kohë e artë
Ka pasë Kukësi nji "Armatë"
Që kur bashkë e ngrinin zanin
S'kishte lojna me kuksianin.

E tash sot si muhaxhirë
Pa pasion e pa dëshirë
Ndoshta s'jemi bërë për t'qarë
Por si miza jem shpërndarë.

Shkojmë tuj lypë nëpër kojshi
Nji stadium sikur borxhli
Nji stadium pa tifoz n'shkallë
Veç me mbajtë futbollin gjallë.

Do vijë dita shumë po thonë
Por se sytë asgja s'po shohin
Dalëngadalë në qytetin tonë
Shkalltë stadiumit s'po ja njohin

Nuk e di n'dorë kush e ka
Për këtë hiq s'du me ditë
Dumë stadiumin për me pa
Sepse zemra boll ka pritë.

Bashkë të mblidhen si dikurë
Shtunë e dielë e të mërkurë
Të ushtojë jehona gjatë
Komandon veç një "Armatë"

Prodhuar ne KUKES"

EMISIONET