"Shkojmë në ndonjë vend të të fus duart", takimi me 47-vjeçarin te Brryli

Pedofilia tashmë është kthyer në një fenomen shqetësues në shoqërinë shqiptare. Emisioni "BOOM" ka investiguar në rrjete sociale, ku rezulton se personat në moshë madhore krijojnë kurthe për të takuar të miturit dhe për të kërkuar marrëdhënie me ta.

Lexoni: Investigimi i BOOM: Ja sa lehtë mund të bien fëmijët në rrjetën e pedofilëve

Bisedën e radhës në gjurmët e pedofilëve, "BOOM" e zhvilloi  me një 47 vjeçar.

Ai jep numrin e tij të celularit.

Pedofili: Hi! Ça ke bërë , mirë ? Sa vjeç je ti?

I mituri: Hi! 17.

Pedofili: Edhe 100! Unë 47. Po të jap numrin tim unë dhe merr ti me privat.

I mituri: Ok!

Pedofili: Merr njëherë tani.

I mituri e telefonon dhe ai e orienton se do të takohen pranë Brrylit.  

Gjatë gjithë kohës së telefonatës ai e mban në vëzhgim dhe i thotë se e sheh ku është dhe i thotë futu pranë një tuneli aty, madje e pyet se pse ka ardhur me kapuç në kokë pasi kështu e tremb atë.

Por i mituri 17 vjeçar nuk pranon dhe takohen në rrugë. Përshkruajnë një rrugë të gjatë pranë lumit të Lanës.

I  mituri: Jam këtu unë te një dyqan me fruta -perime.

Pedofili: E di mo e di të kam parë. Shiko, ec drejt më poshtë, majtas ke një tunel, futu aty.

I  mituri: Nuk futem në tunele unë, hajde më merr këtu.

Pedofili: Po kapuçin? Pse e ke vënë kapuçin? Nuk e heq dot kapuçin ti?Më njgjan si i maskuar me atë kapuçin ti.

I  mituri: Unë kështu rri sportiv.

Pedofili: Ashtu më trembe ti mua.

I mituri: Sa kam bërë dush.

Pedofili: Paske bërë bërë dush ëëëëëëëë? Kalo rrugën këtëj.

Kërkon të dijë mbi preferencat, eksperiencat.

Ai i kërkon adoleshentit foto nudo dhe i kërkon të futen diku pasi dëshiron t’i fusë duart.

I mituri: Ku do vemi ?

Pedofili: Për vrap nga Liqeni. Si per andej je veshur ti, për nga liqeni.

I mituri: Mua më vjen mirë për një gjë që nuk e kishe problem moshën se thonë ca u qënke i vogël.

Pedofili: Aaaa po i vogël je ti.

I mituri: Merrem me basketboll.

Pedofili: Aaaa merresh me basketboll?Po aty te basketbolli i fut duart të tjerëve, ca bën atje? Po kur të prekin ata? Si i thua ti? A të lumtë dora?

I mituri: Këtej qenka më ftohtë se është Lana afër.

Pedofili: Aty do futemi ne. As pesë minuta .

I mituri: Më trego një çikë, ke patur ndonjë eksperiencë?

Pedofili: Po kam pas.

I mituri: Po me mua pse? Unë jam 17.

Pedofili: S’e di. Je një çikë kështu ti.Ti duhet të jesh pasiv atëherë.S’ke ndonjë foto aty ti se mirë atje nuk i çoje.

I mituri: Unë s’mbaj kështu. Ça fotosh do ti ? Nudo mo?

Pedofili: Ti ta heq trurin fare ti.

I mituri: Ku do shkojmë këtej?

Pedofili: Shkojmë në ndonjë vend këtej të fusë duart një çikë unë ty.

I mituri: Ouuuu . Që sot mo ?

Pedofili: Eee. Pas eksperiencës vjen preferenca.Ti po më bën të fus dorën këtu tani.

I mituri: Po hë më trego ndonjë eksperiencë që ke patur.

Pedofili: Joo eksperiencat nuk tregohen, provohen.Po nuk e heq dot atë kapuçin ti, s’e heq.

EMISIONET