Shkodranët pro dhe kundër parkimit me pagesë

Shkodranët pro dhe kundër parkimit me pagesë

Skema e re e qarkullimit që pritet të implementohet në qytetin e Shkodres, do ta listojë kryeqendrën e veriut mes qyteteve që do të ketë parkingje me pagesë.

Shkodranët thojnë se lajmin e kanë mnësuar përmes Ora News por janë të ndarë në përgjigje.

"Në gjithë botën paguhet, duhet të paguhet edhe këtu por çmimet duhet të jenë krejt të ndryshme me Europën, se jemi vend i varfër. Nuk është e mirëpruitur por e domosdoshme".

"Të bratisin sa më shumë makinat që në qytet të ketë një levizje sa më të rrjedhshme, me biçikletë apo këmnbë".

" Vendimet janë të mira, sa zbatohet është tjetër pastaj.

Ndërsa kundërshtarët japin sin argument gjendjen ekonomike.

"Të bësh me pagesë Piacën është krejt absurde me gjendjen ekonomike që është sot".

Bashkia ka kontraktuar një firmë private për kryerjen e studimit, ku në dispozicion i janë vënë 3 milion lekë te reja.

Gjetjet e studimit bashkë me propozimet do ti kalojnë këshillit Bashkiak ku do të vendoset nësë Shkodra do ti bashkohet qyteteve që aplikojnë parkimet me pagesë.

Aktualisht qyteti përballet me mungesën e parkimeve dhe rrugëve të dedikuara për biçikletat ndërsa numri i automjeteve që qarkullojnë në rrugë shtohet vit pas viti.


EMISIONET